Nafta ngjitet pranë 88 dollarë – OPEC mund të ulë prodhimin me 1 milionë fuçi
Nafta është rritur me mbi 3% në fillim të tregtisë së sotme, pasi OPEC+ po konsideron uljen e kuotave të prodhimit me rreth 1 milionë fuçi në ditë, në takimin e kësaj jave, për të mbështetur tregjet.
Nafta Brent e Londrës është rritur me rreth 2.8 dollarë, në rreth 88 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ka fituar 2.6% dhe po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi.
Në dy bençmarkët ranë me mbi 2% në sesionin e ditës së premte. Megjithatë, gjatë shtatorit çmimet e naftës publikuan humbje për të katërtin muaj me radhë, për shkak se kufizimet në Kinë kundër përhapjes së Covid-19 dëmtuan kërkesën. Edhe forcimi i dollarit amerikan ka ndikuar në rënien e çmimeve.
Në fokus të tregjeve do të jetë tashmë takimi i OPEC+, që zhvillohet më 5 tetor në Vjenë. Për të mbështetur akoma më shumë çmimet, Rusia ka propozuar një shkurtim të prodhimit me 1 milionë fuçi në ditë, një propozim që mund të mbështetet edhe nga lideri “de facto” i OPEC, Arabia Saudite.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.