Bursat europiane, në rënie – Investitorët presin takimin e BQE dhe inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet që do të marrë Banka Qendrore Europiane, në lidhje me normat e interesit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me rreth 0.5%, ndërsa lëndët e para realizojnë humbjet më të mëdha.
Banka Qendrore pritet të konfirmojë qëllimet e saj për të rritur interesat muajin e ardhshëm, pasi inflacioni në 19 vendet anëtare të Eurozonës regjistroi një tjetër nivel rekord, gjatë majit.
Ndërkohë, tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse, ndërsa kontratat “futures” në Wall Street janë në rënie. Investitorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin shenja të ngadalësimit të ekonomisë, përpara të dhënave mbi inflacionin për majin, që publikohen të premten.
Analistët deklarojnë se inflacioni mund të ketë arritur majën gjatë prillit dhe tashmë do të fillojë ngadalësimi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.