Bursat europiane zgjerojnë humbjet – Fokusi, te politikat monetare dhe te konflikti në Ukrainë
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shka ktë shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë, si pasojë e rritjes së interesave nga bankat qëndrore.
Banka e Anglisë ishte e fundit që rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, që ishte rritja e shtatë me radhë. Edhe Banka Kombëtare e Zvicrës i tha fund epokës së normave negative të interesit, duke e çuar normën bazë në 0.5% nga -0.25% që ishte më parë. Edhe tregjet amerikane e mbyllën të enjten në rënie, duke publikuar humbje për të tretin sesion me radhë.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie me 0.3%, ndërsa sektori bankar realizon humbjet më të mëdha. Fokusi i investitorëve do të jetë edhe te konflikti në Ukrainë, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të aktivizuar në këtë luftë edhe rezervistët.
Por, ky vendim ka shkaktuar protesta të mëdha në Rusi dhe ka detyruar shumë qytetarë të largohen nga vendi, për të mos marrë pjesë në luftë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.