Bursat globale vijojnë rënien – Investitorët presin takimin e FED, shqetëson ngadalësimi i ekonomisë!
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie edhe këtë javë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 ra me 2.9% gjatë javës së kaluar, pasi investitorët janë të shqetësuar për shëndetin e ekonomisë, inflacionin e lartë dhe shtrëngimin e politikave monetare nga bankat qëndrore.
Ndërkohë, bursa e Londrës do të qëndrojë pushim në sesionin e sotëm, për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elisabeth, ceremoni që do të fillojë rreth mesditës.
Investitorët po presin edhe disa të dhëna ekonomike që do të publikohen gjatë ditës së sotme, si prodhimi për eurozonën por edhe fjalimi i zëvëndëspresidentit të Bankës Qendrore Europiane, Luis de Guindos, në Madrid.
Edhe tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, ndërsa kontratat “futures” në Ëall Street sugjerojnë rënie modeste. Ngjarja e kësaj jave do të jetë takimi 2-ditor i Rezervës Federale, që fillon të martën dhe përfundon të mërkurën.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.