Çfarë po ndodh në tregun valutor? – Vazhdon ‘rënia e lirë’ për Frangën, Paundin dhe Euron!

Paundi britanik ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë me 136 lekë dhe është shitur me 137.8 lekë në raport me ditën e martë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zhvlerësim të kuotës në raport me monedhën vendase teksa blihet mëngjesin e sotëm me 116.7 lekë dhe shitet me 17.4 lekë krahasuar me dje.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje të vlerës krahasuar me ditën e martë teksa blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan është e vetmja valutë që ka rikuperuar pikë në raport me një ditë më [parë duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.