ChatGPT zëvendëson mjekët në sallën e urgjencave! – Rezultatet e një studimi të fundit nga Holanda
ChatGPT mund të ndihmojë në diagnostikimin sëmundjeve tek pacientët në dhomat e ardhshme të urgjencës, sipas një studimi të ri pilot që analizoi se si modeli i gjerë i gjuhës mund të përdoret për të mbështetur mjekët.
Hulumtimi i publikuar në revistën “Annals of Emergency Medicine” zbuloi se chatboti i inteligjencës artificiale diagnostikonte pacientë si dhe mjekë të trajnuar. Ky zbulim është vendosur të prezantohet në Kongresin Europian të Mjekësisë Emergjente që fillon këtë fundjavë.
Studiuesit në Spitalin “Jeroen Bosch” në Holandë përdorën shënimet e mjekëve duke mbrojtur anonimitetin e 30 pacientëve, duke përfshirë testet, simptomat dhe rezultatet laboratorike, në dy versione të ChatGPT.
Ata gjetën një mbivendosje prej rreth 60 % midis listës së ngushtë të diagnozave të mundshme nga mjekët e urgjencës dhe chatbot-it.
Autori i studimit u shpreh se ChatGPT performoi mirë në gjenerimin e një liste të diagnozave të mundshme duke sugjeruar opsionin më të mundshëm. Gjithashtu u gjetën shumë mbivendosje me listat e mjekëve të diagnozave të mundshme. E thënë thjesht, kjo tregon se ChatGPT ishte në gjendje të sugjeronte diagnoza mjekësore ashtu si do të bënte një mjek njerëzor.
Mjekët e urgjencës kishin diagnozën e saktë në pesë listat e tyre kryesore në 87 % të rasteve ndërsa versioni 3.5 i ChatGPT kishte diagnozën e saktë në listën e tij të ngushtë në 97 % të rasteve krahasuar me 87 % për versionin ChatGPT 4.0.
Hulumtimi, nuk u përdor për të ndikuar tek pacientët, por për të testuar potencialin ose fizibilitetin e përdorimit të IA gjeneruese për diagnozë. Por nuk është diçka që do të jetë e disponueshme për t’u përdorur klinikisht, të paktën jo për momentin.
Sipas ekspertëve, një nga përdorimet më emocionuese të IA në kujdesin shëndetësor mund të jetë kursimi i kohës për mjekët, ndihma e tyre për të bërë diagnoza ose zbutja e një pjese të barrës administrative në sistemin shëndetësor.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.