Cila është situata aktuale e zjarreve në vend?!

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari informon mbi situatën e zjarreve ku sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri nga te cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Aktualisht sipas njoftimit u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:
- në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
- në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
- në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
- në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
- në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
- në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,
- në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,
- në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
- në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,
- në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.
Sipas informacionit të publikuar për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative dhe vijojnë aktive vatrat në:
- në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë
- në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe
‘Çdo njoftim i juaj për vatrat e zjarreve apo fatkeqësi të tjera do të vere menjëherë në lëvizje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale ne nivel vendor dhe qendror ne mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme,’ thuhet në njoftim.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.