Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit – ERE miraton tarifat, nis procedura dhe për energjinë e furrave të bukës
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit, gjatë vitit 2024, duke mbajtur në fuqi tarifat prefernciale të vitit të kaluar.
“Miratimin e ccmimit të shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për vitin 2024, prej 9.33 lekë/kWh për shoqëritë ujësjellës – kanalizime për nevelin e tensionit 35 KV dhe ccmimin prej 11.77 lekë/kWh për shoqëritë ujësjellës – kanalizime, të lidhura në tensionin 20, 10 dhe 0.6 KV”, – tha Erjola Sadushi, anëtare e Bordit të ERE-s.
Paralelisht, ERE nisi procedurën për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë bar kafe.
“Kërkesa në vetvete nuk ka të bëjë me rritje ccmimi. Propozimi vjen në përputhje me zhvillimet, që besoj janë parë nga të gjithë që kanë ndodhur në këtë sektor, duke i kategorizuar në 3 kategori. Ato, që do të vazhdojnë të prodhojnë vetëm bukë do të vijojnë të tarifohen me ccmimin e shitjes prej 7.6 lekë/kWh, ndërsa ato që do të shesin dhe produkte brumrash apo pasticcerie do të kenë një ccmim prej 9.5 lekë/ kWh dhe kategoria e tretë, që do të ketë të integruara edhe shërbime të tjera, si ai i bar kafesë apo vetëshërbimi për ushqim do të kenë një ccmim prej 12 lekë/kWh”, – u shprehën përfaqësuesit e Entit Rregullator të Energjisë.
Në javët në vijim, ERE do të zhvillojë konsultime me grupet e interesit, ndërsa ka kërkuar nga Furnizuesi i Shërbimit Universal disa informacione shtesë në lidhje me 3 kategoritë e propozuara.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.