“Çmimet e banesave do të rriten me 22 %” – Gjoka: Janë rritur kostot. Të shtyhet rivlerësimi i pasurive!
Çmimet e apartamenteve pritet të vijojnë rritjen deri në 22 për qind gjatë këtij viti.
Në një intervistë për TV SCAN, brokeri dhe eksperti i tregut imobiliar, Gjin Gjoka, shprehet se çmimet nuk do të njohin kthim pas, pasi e gjithë kosto e materialeve të ndërtimit që vijnë kryesisht nga importi është rritur.
Por pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa për blerje banesash nuk është ndalur dhe ka qenë shumë e lartë.
Ndërkohë, më datën 30 Prill ka përfunduar afati për rivlersimin e pasurive me tatim të reduktuar, gjë që ka krijuar problematika në treg. Gjoka kërkon një shtyrje tjetër të paktën deri në muajin Shtator.
Ky afat ishte vendosur fillimisht deri në Dhjetor të 2021-shit dhe për shkak të interesit të lartë, u shty deri në muajin Prill 2022.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.