Çmimet në Ohër janë 30% më të larta – Turistët e huaj janë rikthyer, por ka ende shumë vende bosh

Ohri është populluar nga turistët, por ndryshe nga vitet e tjera, në akomodimet private që rezervohen plotësisht deri në fund të gushtit, ka ende vende të lira në hotele.
Çmimet në hotele janë rritur nga 20 deri në 30 përqind më shumë dhe marrja me qera e një apartamenti kushton 30 deri në 40 euro në ditë.
Përveç turistëve vendas, ka edhe turistë nga Holanda, Polonia dhe Turqia, si dhe nga Serbia, Bullgaria dhe Shqipëria.
Operatorët turistikë thonë se turistët po rikthehen, e konfirmim për këtë janë të njerëzit e shumtë që shihen këto ditë në plazhe, në kafene dhe pazar.
Çmimet e qerave të apartamenteve variojnë nga 30 deri në 40 euro në ditë, prandaj një numër i madh turistësh vendas vendosin të shkojnë me pushime në Greqinë fqinje, ku mund të pushojnë pothuajse me të njëjtin çmim, por në det.
Mirëpo, hotelierët shprehen të kënaqur që pas një kohe të gjatë kanë pritur në Ohër turistët e huaj, të cilët për shkak të pandemisë së Covid-it nuk frekuentuan rivierën Ohër-Strugë për më shumë se një vit.
Ata shpresojnë se nuk do të jetë si vitet e kaluara dhe se Ohri do të ketë sërish turistë nga prilli deri në fund të tetorit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.