Çmimet po rriten më ngadalë se në Europë?! – Disa pikëpyetje se përse inflacioni në Shqipëri është ndër më të ulëtit në kontinent!

Indeksi i harmonizuar I Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vendin tonë fiksohet pranë 6.6% për muajin qershor të këtij viti. Ky indeks mat ndryshimin vjetor të çmimeve sipas metodës së Eurostat. Pra, Instituti i Statistikave e mat rritjen e çmimeve sipas 2 metodave, asaj të brendshme, dhe asaj të harmonizuar me Bashkimin Europian. Sipas metodologjisë europiane, çmimet në vendin tonë rezultojnë të jenë rritur gjatë qershorit me një hap ndjeshëm më të ulët se çfarë tregonte metodologjia e INSTAT, që fliste për një normë prej 7.4% rritje. Nga të dhënat rezulton se rritja e çmimeve në vendin tonë gjatë qershorit ka qenë ndjeshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, pra 6.6% kundrejt 9.6% në union. Ndër të tjera, Shqipëria rezulton të jetë ndër 5 vendet me rritjen më të ulët të çmimeve në Europë. Në kontinentin e vjetër në vend të parë për rritjen e çmimeve renditet Estonia, me rreth 22%. Pavarësisht renditjes në fund të tabelës, Shqipëria rezulton të ketë një rritje çmimesh më të lartë se vende si Franca apo Zvicra……..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.