Çmimet, si ndryshojmë me Europën? – Sa 60.9% e mesatares së Bashkimit Europian, jemi më të shtrenjtët në rajon!
Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, çmimet për konsumin final janë sa 60.9% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i fundit i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit. “Scan Intel” i ka analizuar çmimet duke marrë në konsideratë nivelin e secilit grup. Nga të dhënat e përpunuara bie në sy se për grupin “Komunikim”, çmimet në Shqipëri janë sa 112.4% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Shifrat tregojnë se në nivel rajoni për grupin “Komunikim”, Shqipëria është vendi më i shtrenjtë. Nga ana tjetër, sipas EUROSTAT, çmimet për grupin “Veshje dhe Këpucë” janë sa 87.8% e çmimeve në Bashkimin Europian. Në Shqipëri veshjet dhe këpucët janë më të shtrenjtat pas komunikimit, krahasuar me mesataren europiane. Sa i përket ushqimeve, çmimet në vendin tonë për vitin 2021 janë sa 82.6% e çmimeve në Europë….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.