Çmimet “tejngopin” arkën e shtetit – 7-mujori/ 383 milionë euro më shumë. TVSH dhe tatim-fitimi, kontribuesit kryesorë

Ekonomia shqiptare po vijon të jetë në ditët e saj më të mira, pas pasojave të pandemisë covid 19, falë edhe të rritjes së çmimeve. Në 7 muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë apo 383 milionë euro më shumë, si dhe në tejkalim të planit për këtë periudhë me 104 %.
Referuar treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, përgjatë kësaj periudhe janë mbledhur në total 326.7 miliardë lekë. Sa i talkon të ardhurave doganore, realizimi ishte në vlerën 122.6 miliardë lekë, apo 20.8 miliardë lekë më shumë se 7 muori 2021, si dhe 5.4 miliardë lekë mbi planin.
Vlera më e lartë regjistrohet nga TVSH-ja në import, ku në total u arkëtuan 86,1 miliardë lekë, me një rritje të konsiderueshme prej 17.8 miliardë lekë krahasur me korrik 2021 dhe 8.1 për qind më shumë se plani. Në këtë zë, përveç volumit të importeve, ndikim të rëndësishëm ka dhënë edhe rritja e çmmimeve. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 29.1 miliardë lekë, 4% më shumë se viti 2021, por 8.7% më pak se plani i akcizës për 7 mujorin 2022.
Të ardhurat nga renta minerare janë vlerën 2.6 miliardë lekë, 82.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 147.7% kundrejt planit. Taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.7 miliardë lekë.
Ndërsa nga të ardhura tatimore, janë arkëtuar në total afro 166.9 miliardë lekë, me një rritje prej 25 miliardë lekësh më shumë se një vit më parë dhe 6.7 për qind mbi planin.
Ndër zërat që kanë rritjen më të madhe të të ardhurave tatimore, është TVSH e arkëtuar (neto), e konsideruar ndryshe dhe si taksa e konsiumit, e cila u realizua në masën 21.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë ose 39.5% më shumë se 7 mujori 2021 si dhe në tejlakim të planit si dhe tatim fitimi i realizuar në masën 27.4 miliardë lekë, 39.8% më shumë se 7 mujori 2021, si dhe 6.7 miliardë lekë më shumë se plani.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën e 2.9 milardë lekë më shumë se një vit më parë. Nga taksat nacionale janë mbledhur 24 miliardë lekë, me rritje krahasimisht më një vit më parë. Falë rritjes së çmimeve dhe të të adhuave, niveli i sufiçitt në buxhet rezulton 17.7 miliadrë lekë në 7 mujor.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.