Dollari, Franga dhe Paundi sërish në rënie ndërsa monedha europiane nuk luhatet!
Dollari amerikan është blerë këtë të martë me 115.9 lekë dhe është shitur me 117 lekë teksa ka shënuar kështu një zbritje të kuotës krahasuar me ditën e hënë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paund britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerës sërish këtë mëngjes teksa është blerë sot me 131.8 lekë dhe është shitur me 134 lekë në raport me ditën e djeshme.
Franga zvicerane edhe ajo ka regjistruar një rënie relativisht të ndjeshme të vlerës pasi blihet sot me 119.5 lekë dhe shitet me 120.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane qëndron konstante këtë mëngjes teksa blihet sërish njësoj sikur dje me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.