Europianët “shpërngulen” në Spanjë – 500 mijë persona nga 98 vende të ndryshme shmangin koston e energjisë
Diell, det dhe fatura energjetike më pak të shtrenjta. Rritet numri i europianëve që transferohen në Spanjë për shkak të kostos së lirë të jetesës, përfshirë faturat.
Në Kalpe, Kosta Blanka, 100 kilometra larg Valencias, vitet e fundit janë pothuajse gjysëm milion të huajë që kanë vendosur të jetojnë atje. Vendi ka një vijë bregdetare prej 200 kilometrash. Kalpe në mënyrë të vecantë duket si në botë në miniaturë, me të huaj nga 98 vende të ndryshme. Belgë, gjermanë, britanikë që vlerësojnë cilësinë e jetës në këto vende. Jo të gjithë janë pensionistë pasi puna nga shtëpia ka lehtësuar shumë gjëra.
Sipas këtyre banorëve të rinj, në këtë vend nuk ka nevoje për ngrohje dhe mund të kursesh për shkak të faturave jo të larta të gazit dhe energjisë elektrike. Dhe me krizën aktuale janë të shumtë ata që kanë bërë këtë zgjedhje.
Kalpe numëron komunitetin belg më të madh në Spanjë. Në Belgjikë një pensionist nuk mund të shkojë në restorant cdo ditë ndërsa këtu po. Një pensionist mund të paguajë këtu një faturë mujore të energjisë vetëm 28 euro pasi dielli nuk mungon asnjëherë.
Vera është e gjatë këtu dhe dimri shumë i butë me temperatuta që mund të bien vetëm deri në 20 gradë, duke bërë që të mos ketë nevojë për ngrohje që këto kohë është kthyer në një luks.
Sipas Statistikave një i rritur që punon në Britaninë e Madhe duhet të fitojë minimumi 28 mijë euro në vit për të pasur një standart të pranueshëm jetese në vitin 2022.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.