Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj – FED mund të qëndrojë në pritje të efekteve të rritjes së interesave
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 1 muaj, pasi në procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale politikëbërësit kanë konfirmuar një pauzë me rritjen e interesave, që me shumë mundësi mund të vijnë në takimet e qershorit dhe korrikut.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikane përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, por tregtohet pranë 102 dhe duket se është stabilizuar pranë këtij niveli.
Presidenti i Rezervës Federale të Atlantas, Raphael Bostic, sugjeroi edhe më herët gjatë kësaj jave se pritja e bankës qendrore mund të zgjasë deri në shtator, për të monitoruar efektet në ekonomi të rritjes së interesave me 50 pikë bazë.
Më herët gjatë këtij muaji, indeksi i dollarit amerikan preku nivelin më të lartë në 2 dekadat e fundit, pranë 105, por shenjat se politika monetare agresive e Rezervës Federale mund të ngadalësojë ekonominë amerikane, kanë ushtruar presion mbi monedhën amerikane.
Në tregun e kriptovalutave, bitcoin vijon të tregtohet i qëndrueshëm pranë, por poshtë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.