Dollari stabilizohet në nivele të larta – Shqetësimi kryesor për investitorët, inflacioni shumë i lartë
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, por po qëndron në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit në raport me jenin japonez.
Inflacioni i lartë që u raportua gjatë kësaj jave në Britani, Kanada dhe Zelandën e Re, nënvizon se bankat qëndrore në të gjithë botën janë ende shumë larg ngadalësimit të rritjes së çmimeve, duke shtuar mundësitë për recesion.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në rreth 113, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 1%. Edhe yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane u rrit në 4.14%, që është niveli më i lartë që nga mesi i vitit 2008.
Në Europë, paundi britanik është zhvlersuar pranë 1.12 dollarëve, pasi të dhënat e publikuara në Britani treguan se inflacioni u rrit me 10.1%, hapi më i madh që nga viti 1980. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth pranë 19 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1290 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.