DPSHTRR me format të rri targash HCC – Do të përdoren nga Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar, DPSHTRR ka bërë me dije se ka nisur lëshimin e formatit të targave HCC, për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë, një risi që i jep statusit në fjalë një targë të re, të veçantë, ndryshe nga adesivi HCC që jepej me procedurën e vjetër krahas targës standard.
Trupi i Konsujve të Nderit mund të porosisë edhe targë jashtë serie apo me përzgjedhje brenda këtij formati. Gjithashtu targat HCC do të ofrohen edhe me dimensionet e formatit amerikan dhe të zvogëluara si varianti i vogël italian përpara.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.