Eksporti i grurit nga Rusia – Moska parashikon rritje rekord në periudhën 2022-2023
Sovecon, një nga konsulentët kryesorë të bujqësisë në Moskë, deklaroi se ka rritur parashikimet e saj për eksportet e grurit të Rusisë në sezonin e ri korrik-qershor me 1.3 milion ton në një sasi rekord prej 42.3 milion ton.
Rusia e goditur nga sanksionet perëndimore është eksportuesi më i madh në botë i grurit, duke furnizuar Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës që kur dërgoi mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt nuk kanë synuar eksportet e grurit, por kanë komplikuar logjistikën dhe pagesat.
Rishikimi i parashikimeve të eksportit nga Sovecon vjen pas përmirësimit të vlerësimve për prodhimin e grurit në Rusi për vitin 2022, muajin e kaluar. Kreu i Sovecon, paralajmëroi se ndikimi rus në tregun global të grurit në sezonin e ri mund të jetë i paprecedentë. AI iu referua të korrave të mëdha dhe furnizimit të ndërprerë të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës që nga fillimi i asaj që Rusia e cilëson si “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Vlerësimi i eksportit të grurit të Sovecon bazohet në supozimin se Rusia do të rifillojë furnizimet aktive në korrik, kur skadon dhe kuota e saj shtetërore e eksportit dhe nuk do të prezantojë asnjë kufizim eksporti përveç taksave ekzistuese të eksportit dhe kuotave shkurt-qershor.
Eksportet e të gjitha drithërave nga Rusia në sezonin 2022/23 vlerësohen aktualisht në 54.5 milion ton, tha Sovecon, shifër që i afrohet rekordit të 2017/18, kur Rusia eksportoi 54.6 milionë tonë drithëra.
Sovecon tha gjithashtu se priste që qeveria ruse të blinte 1.1 milion ton grurë për t’ia shtuar stokut të saj në sezonin e ri. Blerja do të ketë ndikim të kufizuar në balancimin e ofertës dhe kërkesës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.