Bota Postuar më 10 Qershor 2026, 11:15

BYD synon të jetë e para në botë - “Prodhuesi më i madh i makinave në botë për 5 vjet”

Nga SCAN TV

BYD synon të jetë e para në botë - “Prodhuesi më

Drejtuesit e lartë të kompanisë kineze BYD, kanë shpallur të martën objektivin sipas të cilit firma kineze do të bëhet prodhuesi më i madh i automjeteve në botë brenda pesë vjetësh. Ky deklarim mund të jetë edhe një përpjekje për të qetësuar investitorët pas një rënieje të ndjeshme të çmimit të aksioneve të kompanisë.

BYD, e cila u rendit e gjashta në nivel global në vitin 2025 me 4.6 milionë automjete të shitura, hasi vështirësi në rikthimin e rritjes pasi shitjet e saj brenda vendit u goditën nga konkurrenca e lartë me prodhuesit e tjerë vendas. Aksionet e kompanisë kanë rënë më shumë se 45% nga kulmi i tyre në Hong Kong gjatë vitit të kaluar, ndërsa aksionet e saj të listuara në bursën Shenzhen kanë rënë me 33%.

Duke folur në takimin vjetor të aksionarëve të kompanisë në selinë qendrore në Shenzhen, drejtuesi i lartë i saj u tha gati 1,000 aksionarëve, se prodhimi i baterisë Blade të gjeneratës së dytë, qe pengesa kryesore për rritjen e këtij viti, gjithsesi ai shtoi me optimizëm se BYD do të bëhet vërtet prodhuesi numër 1 i automjeteve në nivel global.

Për të arritur këtë qëllim, firma do të duhet të tejkalojë Toyota Motor, e cila shiti më shumë se dyfishin e automjeteve krahasuar me BYD në vitin 2025. Toyota ka parë që pjesa e saj e tregut jashtë shtetit të ulet në rajone si Azia Juglindore dhe Lindja e Mesme, ku prodhuesit kinezë të automjeteve kanë regjistruar rritje të konsiderueshme këtë vit.

Eksportet e BYD midis janarit dhe majit u rritën me 65% krahasuar me një vit më parë, me Brazilin, Britaninë dhe Australinë që renditen si tregjet e saj më të mëdha, të ndihmuara nga barrierat tregtare relativisht të ulëta.

Megjithatë, kjo rritje nuk arriti të kompensojë një performancë më të dobët në tregjet vendase, pasi shitjet e përgjithshme gjatë së njëjtës periudhë kanë rënë me më shumë se 20%.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat