Rajoni Postuar më 11 Qershor 2026, 10:22

SHBA-të po investojnë miliarda në Ballkan - Brukseli i shqetësuar për një varësi të re të Evropës

Nga SCAN TV

SHBA-të po investojnë miliarda në Ballkan -  Brukseli i

“Shtetet e Bashkuara po e përdorin transformimin e furnizimit me energji të Evropës për të zgjeruar ndikimin e tyre gjeopolitik në Ballkan. Duke investuar në tubacione dhe terminale të LNG-së dhe kontrata afatgjata për furnizimin me gaz të lëngshëm, ajo dëshiron të bëhet furnizuesi më i rëndësishëm i gazit në Ballkan.

Por në Bruksel ka shqetësime në rritje se Evropa mund ta zëvendësojë kështu një varësi të vjetër me një të re”, shkruajnë gazetat gjermane. Ata i referohen Forumit të Biznesit të Dubrovnikut, në margjinat e të cilit kompanitë amerikane nënshkruan së fundmi kontrata me vlerë miliarda dollarë. Ndër projektet e rëndësishme është ndërtimi i gazsjellësit Southern Interconnection, që transporton gazin natyror të lëngshëm amerikan nga Kroacia deri në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gazsjellësi 236 kilometra i gjatë, i vlerësuar në 1.5 miliardë dollarë, do të financohet, ndërtohet dhe operohet nga një kompani amerikane që ka lidhje të ngushta me rrethin e Presidentit Trump. Qeveria në Sarajevë i dha koncesion 30-vjeçar për ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit kompanisë amerikane, pa tender publik, pavarësisht faktit se kjo nuk i pëlqeu Brukselit.

Në shkurt, Kongresi Amerikan miratoi një ligj të quajtur "Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”, i cili synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik me vendet në rajon. Teksti më pas thotë se pritet që pjesa e gazit amerikan mund të rritet në 80 përqind deri në vitin 2028. Në Greqi, deri në 66 përqind e importeve të gazit erdhën nga SHBA në tremujorin e parë të vitit 2026. SHBA e konsideron Greqinë partneren më të rëndësishme energjetike në Mesdheun Lindor.

Nga terminalet greke, gazi amerikan transportohet në Bullgari, Rumani, Moldavi, Hungari e Ukrainë. Edhe Maqedonia e Veriut e Serbia planifikojnë të bashkohen me rrjetin. Në fund të prillit, kompania greke Aktor Group përfundoi një kontratë njëzetvjeçare për furnizimin me gaz amerikan në Shqipëri. Fakti që në nënshkrimin e kontratës në Tiranë mori pjesë ambasadorja e SHBA-së në Greqi dhe ndihmësja e ngushtë e Trump, Kimberly Guilfoyle, tregon peshën politike të projektit.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat