Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2026, 11:03

300 kredi të buta për administratën publike - Cilët nëpunës përfitojnë dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojnë?

Nga Ledina Elezi

300 kredi të buta për administratën publike - Cilët

Edhe këtë vit, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike kanë mundësi të aplikojnë për kredi të buta me interes zero. Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për kategori të ndryshme të administratës janë gjithsej 300.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, 70 kuota janë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga 70 po ashtu për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe 20 kuota për Ministrinë e Drejtësisë, Policinë e Burgjeve.

Por cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike për të përfituar nga kreditë e lehtësuara?

Pikëzimi do të bëhet sipas kushteve të strehimit, kushteve ekonomike, familjare, sociale apo të punësimit që plotësojnë aplikantët. Kushti i strehimit është i njëjtë për të gjitha ministritë e sipërpërmendura. Punonjësit që aplikojnë për kredi të butë nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi ose duhet të banojnë në një banesë të mbipopulluar. Gjithashtu, punonjësit që kanë humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes nga zbatimi i një vendimi gjyqësor, ata që banojnë në një banesë që do të prishet,  pasi  përjashtohet  nga  procesi  i  legalizimit  si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër, mund të kërkojnë kredi të butë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mund të aplikojnë për kredi me interes zero të gjithë punonjësit,  të  cilët  kanë  jo  më  pak  se  2 vjet  të  punësuar  në  administratën  publike  në momentin e aplikimit dhe punonjësit, të cilët kanë jo më pak se 7 vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit. Për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, shtohet edhe kriteri i të qenit familje e re. Kreditë e lehtësuara do të jepen edhe në varësi të kategorisë së pagës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat