Afati i fundit për fermerët/ AZHBR: Sot mbyllen aplikimet në Skemën Kombëtare

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se sot është dita e fundit për aplikimet në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, pas shtyrjes së afatit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas AZHBR-së, aplikimet për të gjitha masat mbështetëse do të pranohen deri në orën 16:30.
Skema parashikon mbështetje financiare për sektorë të ndryshëm të bujqësisë, duke përfshirë blegtorinë, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella, si dhe ripopullimin në ujërat e brendshme.
Gjithashtu, përmes kësaj skeme mbështeten investimet për fermerët e rinj, ndërtimi i staneve dhe mekanizimi i proceseve bujqësore.
AZHBR u bëri thirrje fermerëve që të përfundojnë aplikimet brenda afatit, duke kujtuar se aplikimet për masat direkte kryhen nëpërmjet portalit e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dosjet fizike dorëzohen pranë zyrave qendrore të agjencisë.
Afati fillestar për aplikime ishte 26 qershori, por u shty deri më 6 korrik për t'u krijuar mundësi më shumë fermerëve të përfundojnë procedurat.
Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 nisi më 25 maj dhe synon të mbështesë rritjen e prodhimit bujqësor, modernizimin e fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Malaj: Paketa prej mbi 14 miliardë lekësh për të mbështetur fermerët dhe investimet në bujqësi
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria vijon të mbështesë fermerët, prodhimin vendas dhe zhvillimin e ekonomisë rurale përmes një pakete......
Bizneset ende hasin vështirësi për financim - OECD: Shqipëria përmirëson lehtë rezultatin, por mbetet nën mesataren e rajonit
Aksesi i bizneseve të vogla dhe të mesme në financim në Shqipëri ka shënuar një përmirësim të lehtë, por vendi vijon të mbetet nën mesataren e vendeve të......
Ibrahimaj: Bizneset shqiptare do të mbështeten për t’u përgatitur për tregun unik europian
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian,......
Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe asistencë për integrimin në tregun e BE-së
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se qeveria do të......
Makinat vijnë nga Britania, veshjet shkojnë drejt saj/ Shkëmbimet tregtare mes vendeve vijuan të mbështeten në disa kategori kryesore
Tregtia mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vijoi të zgjerohet gjatë vitit 2025, me rritje të ndjeshme në disa kategori kryesore produktesh. Të dhënat......
Rregulla të reja për financat e shtetit - Projektligji për kontabilitetin publik ndryshon raportimin financiar të institucioneve
Raportimi financiar i të gjitha institucioneve publike pritet të ndryshojë rrënjësisht. Pasqyrat financiare do të hartohen sipas standardeve ndërkombëtare,......
Resortet dhe strukturat turistike në lupën e Inspektoratit të Punës - Muçaj: Turizmi prioritet, shtohen kontrolle në muajt Korrik dhe Gusht
Sezoni turistik ka vënë në lëvizje edhe strukturat e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Me një urdhër të posaçëm, të firmosur nga Kryeinspektori Eljo Muçaj,......
Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......



