Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 10:20

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e nis këtë javë negativisht duke pësuar një zbritje të lehtë të kuotës në raport me javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 93.3 lekë dhe është shitur me 94.3 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar lëkundje të vlerës gjatë fundjavës duke shënuar kështu ndryshime të lehta duke u blerë këtë të hënë me 101.1 lekë dhe u shitur me 102.5 lekë në raport me javën e kaluar.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur zbritje të kuotës edhe pse jo shume të konsiderueshme në raport me javën që kaloi teksa është blerë sot me 108.4 lekë dhe është shitur me 109.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat