Europa Postuar më 6 Korrik 2026, 10:13

Evropa “piqet’’ nga vapa - Temperaturat pritet të bëhen edhe më ekstreme

Nga Alida Lula

Evropa “piqet’’ nga vapa - Temperaturat pritet të

Temperaturat e larta që kanë goditur Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar janë një tjetër sinjal i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ekspertët tregojnë se kontinenti po hyn në një periudhë me verë gjithnjë e më të nxehtë.

Shumë shtete evropiane thyen rekordet e temperaturave për Korrikun e Qershorin, ku në disa vende si Spanjë, Francë, Itali e Gjermani u regjistruan mbi 42 gradë celsius. Në Mbretërinë e Bashkuar temperatura arriti në 38°C, duke thyer rekorde që kishin qëndruar për dekada.

Përveç temperaturave të larta gjatë ditës, edhe netët po bëhen më të ngrohta, ku Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë. Shkrirja e akullit dhe borës, ulja e ndotjes me grimca në atmosferë dhe rritja e temperaturës së deteve po kontribuojnë në këtë fenomen.

Por këto temperatura të lartë të deteve rreth Evropës pritet gjithashtu të ndikojë në forcimin e valëve të ardhshme të të nxehtit, pasi uji i ngrohtë ruan nxehtësinë gjatë dhe pakëson efektin ftohës të erërave detare.

Valët e të nxehtit do të vazhdojnë të bëhen edhe më të forta sipas eksperëtve, nëse emetimet e gazeve serrë nuk reduktohen. Ccdo vit do të bëhet edhe më I nxehtë, pasi temperaturat mesatare në Evropë do të vijojnë të rriten

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......