Austria kryeson investimet e huaja në Shqipëri - Me 60 milionë euro në fillim të 2026. Lë pas Italinë, Holandën dhe Turqinë

Austria, Italia, Holanda dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se Austria mban vendin e parë me 60 milionë euro flukse të reja investimesh, duke u bërë kështu investitori kryesor në Shqipëri.
Ndërkohë, Italia renditet e dyta, e cila ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm investimesh në vend. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026, investimet italiane arritën në 49 milionë euro, duke e pozicionuar Italinë ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë.
Holanda pozicionohet e treta me 48 milionë euro investime. Për shumë vite me radhë, shteti holandez ka qenë ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke mbajtur një peshë të konsiderueshme në flukset e investimeve të huaja direkte.
Shteti motër, Kosova, me 32 milionë euro investime në tremujorin e parë të vitit 2026, vijon të mbetet ndër investitorët më të rëndësishëm në vend. Kjo tregon se Kosova nuk është vetëm një partner kyç tregtar, krahas shumë lidhjeve dhe bashkëpunimeve të tjera që ekzistojnë midis dy shteteve, por edhe një shtet që investon shuma të konsiderueshme parash në sektorë të ndryshëm të vendit, sidomos në atë të pasurive të paluajtshme.
Pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë po ashtu të pranishme në Shqipëri me investime, por në një masë shumë të vogël.
Ndërkohë, Turqia, e cila ka mbajtur shpesh “fronin” e investimeve të huaja direkte në vend, renditet e katërta me 47 milionë euro investime. Kështu, Austria, Italia, Holanda dhe Turqia përbëjnë rreth gjysmën e fluksit total të investimeve të huaja direkte që hynë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.
Ajo që bie në sy nga statistikat zyrtare është edhe prania me investime e disa shteteve që gjenden shumë larg Shqipërisë, si Ishujt Kajman, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Libani.
Ndërtimet në zona të mbrojtura ujore, 300 mijë euro gjobë - Udhëzimi/ Shkeljet në sektorin e peshkimit, masat në raport me dëmin
Gjobat në sektorin e peshkimit do të vendosen në raport me dënim e shkaktuar. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, i botuar në Fletoren......
Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi britanik fiton pikë
Dollari amerikan pas rritjes së vazhdueshme që regjistroi përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me......
Tregu i fitnesit drejt mbingopjes - Tërpo: Konkurrenca është shumë e lartë
Në çdo zonë të kryeqytetit, palestrat janë bërë pjesë e zakonshme e peizazhit urban. Nga qendrat e mëdha të fitnesit, te studiot e vogla në lagje, ofertat......
Më shumë mjete elektrike, më pak ndotje - DPSHTRR: Janar-Maj, u regjistruan gati 5 mijë njësi
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 4.939 mjete......
Investitorët e huaj fokusohen te tregu i pronave - Pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia kryesojnë listën e sektorëve më të financuar
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja edhe në fillim të vitit 2026. Të dhënat më të......
Alarm energjetik në Evropë! - Vala e të nxehtit shkakton rritje të re të çmimeve të energjisë elektrike
Vala e parë e madhe e të nxehtit e kësaj vere po përfshin Evropën, duke prekur tashmë tregjet e energjisë. Sipas një raporti të Bloomberg, çmimet e energjisë......
Rriten eksportet e Kosovës - Zgjerohet tregtia me BE dhe CEFTA
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, megjithëse eksportet janë rritur me 15.7 për qind në baza vjetore, importet vazhdojnë të......
“Kërkesë e fortë, ofertë më e shtrënguar për kredi” - Raporti i BEI për bankat e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore
Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) presin që kërkesa për kredi të mbetet e fortë për bizneset dhe familjet në gjashtë muajt e......



