Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2026, 11:30

Dollari amerikan i paqëndrueshëm – Luhatje të përgjithshme në tregun valutor

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan i paqëndrueshëm – Luhatje të

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar ulje-ngritje në raport me një ditën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 81.3 lekë dhe është shitur me 82.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane edhe këtë mëngjes ka vazhduar në qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase edhe pse pa ndonjë luhatje të konsiderueshme të kuotës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 93.1 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar zbritje të kuotës duke humbur pikë krahasuar me ditën e hënë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ka pasur një mëngjes relativisht pozitiv duke regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte teksa është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë në raport me ditën e djeshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat