Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2026, 11:19

Fundjavat, kufizime për mjetet e rënda gjatë verës/ 19 qershor-15 shtator, ndalohet qarkullimi në akset turistike

Nga Fabjona Pasho

Fundjavat, kufizime për mjetet e rënda gjatë verës/ 19

Nga data 19 qershor deri më 15 shtator, mjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 7.5 ton nuk do të lejohen të qarkullojnë në disa fasha orare gjatë fundjavave dhe ditëve të festave zyrtare.

Policia e Shtetit njofton se kufizimet do të zbatohen në autostrada, rrugë interurbane dhe urbane, kryesisht në segmentet që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, ku gjatë sezonit veror ka fluks të shtuar automjetesh.

Sipas njoftimit, ditën e premte ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 15:00 deri në 24:00. Të shtunën dhe të dielën kufizimi do të zbatohet nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

Për ditët e festave zyrtare, kufizimet nisin nga ora 15:00 e ditës pararendëse dhe zgjasin deri në orën 22:00, ndërsa në ditën e festës zbatohen nga ora 07:00 deri në 24:00.

Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe transportet e mallrave të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen.

Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, autoritetet kompetente mund të japin autorizime të posaçme.

Policia e Shtetit apelon ndaj operatorëve të transportit dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë masat, me qëllim shmangien e mbingarkesës në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një sezoni turistik më të sigurt.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat