Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë vijuar trendin rënës edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, niveli i humbjeve zbriti në 15.91%, nga 17% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një përmirësim prej 1.1%.
Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për nivelin më të ulët të humbjeve të raportuar ndër vite për periudhën janar-qershor. Në vitin 2024 humbjet rezultonin 17.97%, ndërsa një vit më vonë ato zbritën në 17%, për të arritur në 15.91% në gjysmën e parë të këtij viti.
Reduktimi i humbjeve lidhet zakonisht me investimet në rrjetin e shpërndarjes, modernizimin e infrastrukturës, si dhe me masat për evidentimin e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrjeve të paautorizuara në sistem. Sipas OSSH, rezultati i arritur vjen nga puna e vazhdueshme në rrjet, kontrollet në terren dhe masat e ndërmarra për uljen e humbjeve.
Treguesi i humbjeve mbetet një nga parametrat kryesorë të performancës së operatorit të shpërndarjes, pasi ndikon drejtpërdrejt në kostot e sistemit dhe në eficiencën e furnizimit me energji elektrike. Humbjet teknike lidhen kryesisht me karakteristikat fizike të rrjetit dhe transmetimit të energjisë, ndërsa humbjet joteknike përfshijnë vjedhjet e energjisë dhe problematikat që lidhen me matjen dhe faturimin.
Kampingjet, sezoni nis me sinjale pozitive/ Vizitorët janë në rritje, ndërsa çmimet mbeten më konkurrueset në rajon
Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një nga destinacionet më të favorshme për turizmin me kamping, falë kostove të ulëta, natyrës......
Centrali diellor i Belshit - Impianti 50 MWp nga KESH, lidhet kontrata për shërbimet mbështetëse
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lidhur kontratën për ofrimin e shërbimeve mbështetëse për parkun fotovoltaik të Belshit, duke shënuar një......
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan. Franga zvicerane humbet pikë
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar në raport me ditën e hënë teksa është blerë me 81.8 lekë dhe është shitur me......
Check-Up pa kufi moshe, nisma të reja për të moshuarit - Linjë këshillimi dhe Geriatri, paketë e re për moshën e tretë
Qytetarët mbi moshën 70 vjeç pritet të përfshihen për herë të parë në programin kombëtar të Check-Up falas. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale......
Modeli evropian i solidaritetit po dështon - Mekanizmi i mbrojtjes civile kundër zjarreve duhet rishikuar
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se kapaciteti për shuarjen e zjarreve po vihet në provë deri në kufijtë e tij, pasi zjarret e mëdha në Spanjë dhe Francë......
617 mijë vizitorë në sitet kulturore në gjashtë muaj - Ministri Gonxhja: Vizitorët shtohen, por ritmi bie në qershor
Shqipëria vijon të mbetet një destinacion në rritje për turizmin kulturor. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, sitet kulturore në vend janë vizituar......
Gushti, temperatura mbi normalen! - Netë tropikale në vendet mesdhetare. Edhe Britania në 35 gradë
Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e kontinentit ka pasur......
Spanja thyen rekorde në turizëm - Por, një në tre spanjollë nuk mund të përballojë pushimet
Spanja pritet të thyejë rekorde të reja në turizëm këtë verë, por një në tre banorë nuk mund të përballojë të kalojë një javë larg shtëpisë me pushime. Midis......

