Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2026, 13:39

Inteligjenca Artificiale dhe privatësia në sektorin financiar - Komisioneri Dervishi: Mbroni të dhënat personale të qytetarëve

Nga Elisabeta Dosku

Inteligjenca Artificiale dhe privatësia në sektorin financiar -

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për lehtësimin e proceseve të punës  dhe shërbimeve në sektorin financiar, duhet të ecë paralelisht me marrjen e masave më të forta për mbrojtjen e të dhënave personale. 

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi aktivitetin me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale dhe Inteligjenca Artificiale në Sektorin Financiar”, i cili kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe dialogut ndërmjet autoritetit mbikëqyrës dhe sektorit financiar mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale, në përputhje me kërkesat e ligjit dhe standardet evropiane.

“Zhvillimi i teknologjisë duhet të ecë paralelisht me respektimin e të drejtave themelore. Mbrojtja e të dhënave personale dhe inovacioni nuk janë koncepte që përjashtojnë njëra-tjetrën, por duhet të ndërtohen mbi të njëjtin themel: besimin e individëve”, tha Besnik Dervishi, Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ndërsa Prof. Alessandro Mantelero, Profesor i Universitetit të Torinos dhe ekspert ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe Inteligjencës Artificiale, trajtoi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në sektorin financiar, përfitimet dhe rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, si dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni për minimizimin e këtyre rreziqeve.

“Shqipëria ka bërë progresvitet e fundit në fushën e zhvillimit të sistemeve teknologjike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, vendi ka shënuar zhvillime të dukshme në përafrimin me standardet evropiane. Përdorimi i sistemeve të Inteligjencës Artificiale kërkon një vlerësim gjithëpërfshirës të rreziqeve, duke u bazuar në kritere të tilla si shkalla e ndikimit, shtrirja e tij, probabiliteti i ndodhjes dhe mundësia e rikthimit të situatës në gjendjen e mëparshme. Organizatat duhet të shkojnë përtej vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (DPIA), duke marrë në konsideratë edhe vlerësimin e ndikimit në të drejtat dhe liritë themelore të individëve (FRIA), si një element thelbësor për garantimin e përdorimit të përgjegjshëm dhe të besueshëm të Inteligjencës Artificiale”.

Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues të institucioneve bankare, jo bankare, sektorit të sigurimeve, nëpunës për mbrojtjen e të dhënave personale (DPO), ekspertë të teknologjisë dhe profesionistë të sigurisë së informacionit.

 Inteligjenca Artificiale dhe privatësia në sektorin financiar - 

Inteligjenca Artificiale dhe privatësia në sektorin financiar -

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat