Kush përfiton pagesa nga jashtë, do paguajë detyrime - Ngrihet sistemi elektronik i informacionit. Mekanizma të reja për mbledhjen e borxheve

Zhvillimi i tregtisë elektronike dhe rritja e përdorimit të pagesave ndërkufitare kanë sjellë sfida të reja për administrimin tatimor, veçanërisht në drejtim të kontrollit dhe mbledhjes së TVSH-së. Mungesa e informacionit të strukturuar mbi këto pagesa vështirëson identifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik pa përmbushur detyrimet tatimore, duke krijuar hapësira për evazion fiskal. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka hedhur për konsultim projektligjin “Për raportimin e pagesave ndërkufitare dhe krijimin e sistemit elektronik të informacionit mbi këto pagesa”, i cili synon të adresojë këto problematika nëpërmjet krijimit të një kuadri ligjor që mundëson mbledhjen, administrimin dhe raportimin e informacionit mbi pagesat ndërkufitare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe sistemin CESOP.
Zbatimi i këtij projektligji paraqet pritet të rrisë transparencës në transaksionet ndërkufitare; të përmirësojë identifikimit të subjekteve që shmangin detyrimet e TVSH-së; të forcojë kapacitetet e administratës tatimore për analizën e riskut si dhe të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën tatimore.
Projektligji sjell efekte financiare në buxhetin e shtetit në rreth 8 milionë euro duke qenë se parashikon krijimin e Sistemit Elektronik të Informacionit mbi Pagesat Ndërkufitare.
Paralelisht është hedhur për konsultim publik edhe projektligjit për “Për ndihmën e ndërsjellë në mbledhjen e detyrimeve që rrjedhin nga tatimet, detyrimet doganore dhe detyrime të tjera”, i cili synon të krijojë një kuadër ligjor të plotë, të unifikuar dhe efektiv për bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe autoriteteve homologe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në fushën e ndihmës së ndërsjellë për mbledhjen e detyrimeve në fushën tatimore dhe doganore.
Nëpërmjet këtij projektligji krijohen mekanizma të ndihmës së ndërsjellë që u mundësojnë autoriteteve shqiptare dhe atyre të shteteve anëtare të BE-së të bashkëpunojnë për identifikimin e debitorëve dhe pasurive të tyre, njoftimin e akteve administrative dhe ndërmarrjen e masave për sigurimin dhe mbledhjen e detyrimeve të papaguara. Në këtë mënyrë, detyrimet nuk do të mund të shmangen për shkak se debitori ose pasuritë e tij ndodhen jashtë territorit të shtetit ku ka lindur detyrimi, duke forcuar efektivitetin e mbledhjes së të ardhurave publike dhe bashkëpunimin ndërkufitar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Zbatimi i këtij kuadri ligjor rrit ndjeshëm efektivitetin e rikuperimit të detyrimeve tatimore dhe doganore me element ndërkufitar, duke reduktuar mundësitë për shmangien e tyre përmes transferimit të pasurive jashtë vendit dhe duke kontribuar në mbrojtjen e të ardhurave publike të Republikës së Shqipërisë.
Kina, kufizime për eksportet e metaleve të rralla - Mund të rrezikojnë industritë perëndimore në vlerën e 6.5 trilionë dollarëve
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se zbatimi i plotë i kufizimeve nga Kina, për eksportin e metaleve të rralla mund të rrezikojë prodhimin me......
Maqedonia e Veriut, në Korridorin Vertikal të gazit - Synohet furnizim i sigurt, i diversifikuar dhe konkurrues
Maqedonia e Veriut pritet t’i bashkohet Korridorit Vertikal të Gazit, një nga nismat më të rëndësishme evropiane për diversifikimin e furnizimit me gaz......
Britania humbet 330 mld paund në financat publike - Problemi i mprehtë që duhet të zgjidhë kryeministri i ri, Burnham
Financat publike të Britanisë po humbasin rreth 330 miliardë paund në vit për shkak të rritjes së dobët ekonomike, plakjes së popullsisë dhe sistemit......
Monedha 1 USD me imazhin e Trump - Kritikët kanë ngritur pyetje në lidhje me ligjshmërinë e dizajnit
Zyra e Monedhave të SHBA-së do të fillojë të prodhojë monedha 1 dollari me fytyrën e Presidentit Donald Trump në pjesën e përparme, si pjesë e përkujtimit të......
Një në katër mjete bujqësore ndodhet në Fier/ Më shumë traktorë, por më pak makina mbjellëse në vitin 2025
Numri i mjeteve bujqësore në Shqipëri ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, duke arritur në 34,770 njësi në vitin 2025, nga rreth 31 mijë që......
Makinat aziatike shtojnë praninë në rrugët shqiptare - DPSHTRR: 6-mujori, automjetet koreane në krye të listës
Gjatë gjysmës së parë të vitit Koreja ishte vendi kryesor i origjinës së automjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga......
Mbledhja e qeverisë, Agjencia për Media publikon vendimet dhe projektligjet e miratuara
Agjencia për Media dhe Informim publikoi pasdite vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 15.07.2026. Në njoftim thuhet......
Kompensimi i fermerëve me 10% të autofaturës, Tatimet: Kemi marrë kërkesa për 1.85 milionë euro
Fermerët kanë vijuar aplikimet për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më 14 Korrik 2026 janë......

