Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 12:51

Malaj: Paketa prej mbi 14 miliardë lekësh për të mbështetur fermerët dhe investimet në bujqësi

Nga Edel Strazimiri

Malaj: Paketa prej mbi 14 miliardë lekësh për të

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria vijon të mbështesë fermerët, prodhimin vendas dhe zhvillimin e ekonomisë rurale përmes një pakete financiare prej mbi 14 miliardë lekësh, e orientuar drejt rritjes së investimeve dhe konkurrueshmërisë në sektorin bujqësor.

Me rastin e Ditës së Zhvillimit Rural, Malaj bëri të ditur se në dispozicion të bujqësisë janë vënë 5,2 miliardë lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes, 5 miliardë lekë në formën e garancisë sovrane për të lehtësuar kreditimin e fermerëve dhe 4 miliardë lekë për investime në rehabilitimin dhe përmirësimin e kanaleve ujitëse.

Ministri theksoi gjithashtu se vijon zbatimi i skemës së kompensimit me 10% për prodhimet bujqësore, një masë që synon të mbështesë prodhimin vendas dhe të rrisë të ardhurat e fermerëve.

Sipas Malajt, këto politika financiare synojnë të nxisin zhvillimin rural, të përmirësojnë produktivitetin në bujqësi dhe të krijojnë kushte më të favorshme për investime, duke forcuar qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit.Malaj: Paketa prej mbi 14 miliardë lekësh për të

Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat