Mbi 1,600 biznese të reja të regjistruara në maj - QKB: Shërbimet digjitale, në fokus të sipërmarrjeve

Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar 14 mijë e 897 aplikime online gjatë muajit maj, ndërsa shërbimet më të përdorura kanë qenë ato që lidhen me regjistrimin tregtar.
Sipas të dhënave të publikuara, 12 mijë e 916 aplikime janë kryer në Regjistrin Tregtar, duke përbërë pjesën dërrmuese të totalit. Ndërkohë, 1 mijë e 137 aplikime janë paraqitur në Regjistrin e Lejeve dhe Licencave, ndërsa 844 aplikime të tjera kanë kaluar përmes Regjistrit të Pronarëve Përfitues.
Gjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 1 mijë e 604 biznese të reja. Po ashtu, Qendra Kombëtare e Biznesit ka lëshuar 101 licenca të reja dhe 17 leje për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme ekonomike.
Përveç procedurave të regjistrimit dhe licencimit, QKB ka ofruar asistencë për qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve gjatë procesit të aplikimit.
Në muajin maj janë asistuar 1 mijë e 232 telefonata, ndërsa 744 kërkesa janë trajtuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me operatorët në chat.
Gjithashtu, 1 mijë e 347 kërkesa janë trajtuar nëpërmjet sistemit të biletave të asistencës dhe postës elektronike.
Në total, numri i rasteve të asistencës ka arritur në 3 mijë e 323, duke treguar nevojën e vazhdueshme të bizneseve për orientim në përdorimin e shërbimeve online.
Serbia heq uljen e akcizës së karburantit - Pasi çmimet globale të naftës vijojnë të bien
Serbia po e zvogëlon më tej uljen e akcizave mbi karburantet motorike, tha qeveria, ndërsa çmimet globale të naftës kanë vazhduar të bien mes përparimit në......
Fituesi për Kampusin e Universitetit të Durrësit, 51N4E+Jeshile përzgjidhet mes 5 konkurentëve
Universiteti i Durrësit do të ketë një kampus të ri. Në garën ku morën pjhesë 5 ekipe ndërkombëtar për ndërtimin e tij fitues është shpallur bashkimi i......
Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike. Në prani të kryeministrit, Edi Rama, Ministrat Enea Karakaçi dhe......
Siguria energjetike, memorandum Shqipëri-Eni S.P.A. Rama: Shqipëria nuk do të ketë më dilema nga krizat
Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin......
Siguria, 1 mld lekë për ndërhyrje në rrugë - FSHZH hap tenderin, akset do identifikohen sipas nevojave të bashkive
Me një fond limit prej 1 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për realizimin e ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e sigurisë,......
Mbi 130 mijë pensionistë vazhdojnë të punojnë në Shqipëri/ Tregu po plaket. Rritet numri i të punësuarve mbi 65 vjeç
Numri i shqiptarëve që vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e punës edhe pas moshës së pensionit është rritur gjatë vitit 2025, duke reflektuar ndryshimet......
16 mijë studentë u regjistruan në fusha të lidhura me kulturën/ Arkitektura dhe ndërtimi kryesojnë interesin, me rreth 6,100 të rinj
Të dhënat mbi arsimin dhe kulturën tregojnë se këto fusha po fitojnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Shqipëri, si në drejtim të zgjedhjeve të të......
Konsumi i karburanteve vijon rënien - Çmimet e larta, bie importi në Maj. Zhdoganohen 55.4 mijë ton
Për të dytin muaj radhazi ka vijuar rënia e konsumit të karburanteve në vend, për shkak të çmimit të lartë përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga......



