Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës - Detajet e projektit për aksin 17 km, që synon zgjidhjen e trafikut

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli konsorciumin fituesin për segmentin rrugor Milot – Balldren, dokumentet shoqëruese të procedurës japin detaje mbi projektin që pritet t’i japë zgjidhje trafikut që krijohet në afërsi të Lezhës, sidomos gjatë sezonit turistik.
Ky aks do të ketë një gjatësi prej rreth 17 km dhe do të ndërtohet sipas standardeve të autostradës së kategorisë A, me dy karrexhata, nga dy korsi qarkullimi për secilin drejtim dhe korsi emergjence. Projekti përfshin gjithashtu ura, nyje lidhëse, rrugë shërbimi, sisteme inteligjente monitorimi të trafikut dhe infrastrukturën e tarifimit.
Një nga veprat më të rëndësishme të projektit është ndërtimi i një tuneli me dy tuba, i cili do të mundësojë anashkalimin e qytetit të Lezhës. Sipas karakteristikave teknike të publikuara në dokumentacion, secili tub i tunelit do të ketë një gjatësi prej 850 metrash. Tuneli është pjesë e segmentit të ri që do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit, ku aktualisht nuk ekziston infrastrukturë rrugore.
Dokumentet argumentojnë se rruga ekzistuese që lidh Milotin me Balldrenin kalon përmes qytetit të Lezhës dhe përballet me mbingarkesa të shpeshta, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur rritet ndjeshëm fluksi i automjeteve drejt zonave turistike të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës. Përmes ndërtimit të aksit të ri synohet rritja e kapacitetit të qarkullimit, ulja e kohës së udhëtimit dhe përmirësimi i sigurisë rrugore.
Projekti parashikon gjithashtu një rrugë alternative pa pagesë, e cila duhet të vendoset në afërsi të autostradës, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi zgjedhjeje edhe në rastin e një aksi me tarifë.
Ky segment rrugor është një prej hallkave kryesore të Korridorit Adriatiko-Jonian në territorin shqiptar. Projekti, me një vlerë të vlerësuar prej gati 365 mln euro pa TVSH, do të financohet nga sektori privat dhe parashikon projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit për një periudhë 35-vjeçare. Fitues i koncesionit është shpallur konsorciumi I përbërë nga 4 kompani e më specifikisht Salillari, ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.
Inflacioni arrin në 3% në Maj/ Norma preku objektivin e Bankës së Shqipërisë, çmimet vijojnë të rriten
Inflacioni në Shqipëri u ngjit në 3% gjatë muajit maj, duke arritur nivelin objektiv të Bankës së Shqipërisë dhe duke sinjalizuar rritje të presioneve mbi......
Shqipëria bashkohet me nismën rajonale për transport më të sigurt ndaj rreziqeve klimatike
Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje rajonale që synon forcimin e rezistencës së infrastrukturës së transportit përballë ndikimeve të ndryshimeve......
Windows rikthehet fuqishëm në Shqipëri/ iOS mbetet lider, ndërsa Android regjistron rënien më të madhe
Tregu shqiptar i teknologjisë po kalon një periudhë ndryshimesh interesante, teksa preferencat e përdoruesve për sistemet operative kanë lëvizur ndjeshëm......
Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in Albania”, drejt më shumë eksporteve
Industria përpunuese pritet të marrë një rol më të madh në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos......
Mbi 159 mijë mjete të kontrolluara në pesë muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë testimet teknike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar bilancin e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar-maj 2026, duke......
Tirana Grand Prix, gara e makinave retro në kryeqytet - Drejtori i DPSHTRR, Bajraktari: Synojmë promovimin e trashëgimisë automobilistike
Është zhvilluar për të tretin vit radhazi Tirana Grand Prix, eventi më i madh në Shqipëri dedikuar automjeteve historike RETRO. Ky aktivitet u organizua nga......
‘Financim deri në 200 mijë lekë’ - Skema Kombëtare 2026 mbështet ripopullimin e ujërave me peshk!
Subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akuakulturës do të kenë edhe këtë vit mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare për ripopullimin e ujërave......
Forcohet Dollari amerikan – Franga dhe Euro e nisin javën negativisht
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8......



