Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit - AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar

Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi më 9-10 qershor 2026 një vizitë pune në Paris, Francë, në kuadër të projektit të Këshillit të Europës “Forcimi i Rezistencës së Sektorit Publik ndaj Korrupsionit në Shqipëri”, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Këshilli i Europës.
Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga përfaqësues të Agjencisë Franceze për Menaxhimin dhe Rikuperimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AGRASC), institucionit përgjegjës për administrimin e aseteve me origjinë kriminale në Francë.
Takimet u fokusuan në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira lidhur me menaxhimin e pasurive të paluajtshme, administrimin e kompanive nën sekuestro, menaxhimin e llogarive dhe fondeve monetare, përdorimin e përkohshëm dhe shitjet e ndërmjetme të pasurive, si dhe trajtimin e aseteve virtuale dhe dixhitale. Në vëmendje të veçantë ishte edhe mbledhja e të dhënave statistikore në fushën e rikuperimit të aseteve, si dhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar për gjurmimin, sekuestrimin dhe administrimin e tyre.
Pala shqiptare zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të Service des Domaines pranë Ministrisë Franceze të Ekonomisë dhe Financave, Caisse des Dépôts et Consignations (CDC), si dhe me Platformën Kombëtare për Identifikimin e Pasurive Kriminale (PIAC), duke u njohur nga afër me mekanizmat institucionalë që garantojnë administrimin efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Francë.
Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, vlerësoi rëndësinë e këtij shkëmbimi profesional, duke theksuar se njohja me modelin francez kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri.
Vizita shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të rritjes së efikasitetit sa i përket rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
AAPSK mbetet e angazhuar për të përfituar nga praktikat më të avancuara europiane, me qëllim garantimin e një administrimi sa më efektiv, transparent dhe në interes të publikut të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.2%/ Bujqësia kryeson rënien e punësimit, shërbimet shfaqin rritje
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregu i punës në Shqipëri paraqet një tablo të përzier në tremujorin e......
Hoxha në SEECP: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së ka hyrë në fazën më vendimtare, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po......
Peleshi takohet në Athinë me Plakiotakis: Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim zyrtar në Athinë me kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe nënkryetarin e......
Sula: Reforma e inspektimeve teknike duhet të fokusohet tek parandalimi i rreziqeve në ndërtime
Siguria në ndërtime duhet të trajtohet si një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, profesionistëve, universiteteve dhe sektorit privat, ndërsa sistemi......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta zbret në 188 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat do të hyjnë në fuqi më 10 qershor, duke......
Rama: Aksi Milot–Balldren do t’i japë një shtysë të re zhvillimit të veriut
Kryeministri Edi Rama e cilësoi nisjen e punimeve për aksin rrugor Milot–Balldren si një investim me rëndësi strategjike për veriun e Shqipërisë, duke......
“BE rrit standardin e tregtimit të produkteve shqiptare” - Musabelliu: 65% e legjislacionit teknik për lëvizjen e lirë të mallrave është harmonizuar
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të rriten edhe standardet që një biznes shqiptar duhet të plotësojë për të tregtuar produktet në......
Paga mesatare arrin në 90 mijë lekë në nisje të vitit/ Ndërtimi shënon rritjen më të fortë mes aktiviteteve të ekonomisë
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në rreth 90 mijë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave më të fundit......



