Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2026, 11:02

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj

Nga Edel Strazimiri

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit,

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në nivel drejtues, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në vend.

Pas përfundimit me sukses të procesit të konkurrimit për postin e Drejtorit të Qarkut, Ardrit Elmazi është caktuar në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Në të njëjtën kohë, Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa Xhevahir Karaj do të marrë drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndërkaq, Armir Gjikolaj, i cili drejtonte më parë Policinë e Dibrës dhe dha dorëheqjen me kërkesën e tij, është caktuar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Ndryshimet përfshijnë edhe emërimin e Idris Daulles në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Po ashtu, Erion Duma është vendosur në krye të Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Klodjan Çeka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ndërkohë, Sokol Myrta do të drejtojë Komisariatin e Policisë Mirditë, pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat