Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2026, 11:21

Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Paundi fiton pikë

Nga Edel Strazimiri

Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Paundi

Dollari amerikan e ka ndryshuar trendin e tij pozitiv qe e karakterizoi që nga fillimi i kësaj jave duke regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 81.1 lekë dhe është shitur me 82.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës edhe këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me 94 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu e ka nisur ditën në vlera të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 100.5 lekë dhe është shitur me 101.5 lekë.

Paundi britanik ndërkaq e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e mërkurë teksa është blerë mëngjesin e kësaj të enjte me 109.5 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat