Pesë projekte finaliste prezantojnë vizionin për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një nismë që synon transformimin e universitetit në një qendër moderne të arsimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Në garën ndërkombëtare morën pjesë 41 ekipe shqiptare dhe të huaja, ndërsa në fazën finale janë përzgjedhur pesë studio arkitekturore, të cilat prezantuan konceptet e tyre për kampusin e ri universitar.
Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Shkëlqim Fortuzi.
Në fjalën e tij, rektori Fortuzi e cilësoi këtë moment si një etapë të rëndësishme në procesin e transformimit të universitetit, duke theksuar se kampusi i ri do të krijojë një mjedis bashkëkohor ku arsimi, kërkimi shkencor, sipërmarrja, inovacioni, kultura dhe jeta studentore do të zhvillohen në mënyrë të integruar.
Projekti synon ngritjen e një kampusi modern që do të shërbejë jo vetëm si hapësirë akademike, por edhe si një qendër e dijes dhe inovacionit, duke forcuar lidhjet mes universitetit, kërkimit shkencor dhe sektorit të sipërmarrjes.
Pesë ekipet finaliste të konkursit janë:
· 51N4E + Jeshile
· Bjarke Ingels Group (BIG) në bashkëpunim me Kristo Krisiko, Architevo Design Collective, Embrace IDEAS, Rider Levett Bucknall, HSC Studio dhe Ergys Çaushi
· FRPO Rodriguez & Oriol, Porras & La Casta Arquitectos, Studio B&L, Agim Seranaj dhe Adrian Paci
· OZ, iRI shpk, Felixx Landscape Architects & Planners, Studio Sabine Marcelis dhe BUROMILAN Milan Ingegneria
· Practica, Studio Rebus dhe Studio de Peisaj Ana Horhat.
Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në nivel drejtues, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në......
Rama prezanton vizionin për kampusin e ri në Durrës: Një hapësirë studentore që do të funksionojë 24 orë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit......
Dëshirojnë ribashkimin me BE - 3 në 5 britanikë të gjeneratës Z do të donin një votim të ri
Një brez britanikësh të rinj që u përjashtuan nga referendumi i vitit 2016 për shkak të moshës së tyre, tani besojnë se Brexit ka dështuar, me shumicën që......
6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin - Nga inxhinierët, te kamarierët. Punë për çdo nivel kualifikimi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6,500 vende të lira pune të shpallura në portalin puna.gov.al. Qindra pozicione pune në......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës edhe këtë të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është......
Mbështetje teknike të programit “100 Fshatrat” - FSHZH hap garën për projektimin dhe mbikëqyrjen e investimeve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për mbështetje për programin operacional 2025-2028: Shërbime Konsulence, projektimi dhe mbikëqyrje për......
Nxehtësia mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë - Cilat vende janë më të ekspozuara në Evropë?
Rrjeti energjetik i Evropës po vihet në provë, ndërsa kontinenti po përjeton valën e tretë të të nxehtit të vitit. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se......
Makinat kineze “pushtojnë” Evropën - Kërkesa për automjete elektrike fuqizon tregun
Kërkesa për makina elektrike vijoi të mbështesë rritjen në tregun e automjeteve në Evropë në maj, duke u lejuar markave kineze të zgjerojnë pjesën e tyre,......



