Raportim i detyrueshëm për marrëveshjet ndërkufitare/ DAC6, projektligji i ri zgjeron detyrimet e profesionistëve fiskalë

Këshilltarët tatimorë, avokatët, kontabilistët dhe profesionistët e tjerë që marrin pjesë në hartimin apo zbatimin e marrëveshjeve ndërkufitare do të përballen me detyrime të reja raportimi ndaj administratës tatimore. Kjo parashikohet në projektligjin DAC6, i cili është përgatitur në kuadër të afrimit të legjislacionit shqiptar me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Për herë të parë, Shqipëria synon të vendosë një mekanizëm të posaçëm për raportimin e marrëveshjeve ndërkufitare që mund të kenë ndikim në detyrimet tatimore në më shumë se një shtet ose që përmbajnë elemente të planifikimit fiskal.
Nëpërmjet këtij sistemi, informacioni i deklaruar do të bëhet pjesë e shkëmbimit automatik mes autoriteteve tatimore shqiptare dhe homologëve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas draftit, barra kryesore e raportimit do të mbetet tek ndërmjetësit, pra profesionistët që ofrojnë këshillim, projektim apo asistencë në strukturimin e këtyre skemave. Megjithatë, në situata të caktuara, kur ndërmjetësi nuk ka mundësi ligjore të raportojë ose përjashtohet nga detyrimi, përgjegjësia do t’i kalojë vetë tatimpaguesit.
Autoritetet argumentojnë se kjo nismë synon të rrisë transparencën në sistemin fiskal dhe të mundësojë identifikimin më të shpejtë të praktikave që mund të përdoren për të shmangur ose ulur artificialisht barrën tatimore. Në të njëjtën kohë, shkëmbimi i informacionit me vendet partnere pritet të forcojë kontrollin mbi transaksionet dhe strukturat me përfshirje ndërkombëtare.
Administrata Tatimore, vlerëson se zbatimi i standardit DAC6 do të përmirësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e tatimeve, duke rritur nivelin e transparencës dhe duke afruar më tej kuadrin ligjor shqiptar me kërkesat e BE-së. Ky konsiderohet një tjetër hap në procesin e harmonizimit të politikave fiskale me praktikat europiane.
Si ndahet borxhi i jashtëm i Shqipërisë? BSH: Qeveria mban peshën më të madhe, ndërsa sektori privat zgjeron detyrimet
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë vazhdon të mbetet i ndarë midis katër sektorëve kryesorë të ekonomisë. Sektori që mban peshën më të madhe është ‘Qeveria e......
Paketa e Maleve, caktohen zonat me zhvillim parësor në Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Me katër vendime të posaçme qeveria ka përcaktuar zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Për Bashkinë Devoll me......
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat
Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126......
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë
Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë......
Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet......
Fluturimi direkt Tiranë–Toronto, Shqipëria hyn në hartën e fluturimeve transatlantike
Mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, avioni i fluturimit të parë Transatlantik i linjës direkte me Kanadanë, Tiranë – Toronto, dhe anasjelltas......
Fluturimi i parë nga Kanadaja, Karakaçi: Hapet një mundësi e re për Shqipërinë
“Jo thjeshtë mbërritja e një avionic, në fakt po hapet një mundësi e re për Shqipërinë”. Kështu deklaroi ministry I ekonomisë dhe infrastrukturës Enea......
Ndryshon Kodi Rrugor: Zero alkool për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim......



