Shqipëria Posted on 2026-07-14 20:30:00

Rruga për BE, mbyllen 3 kapituj të negociatave, mbeten edhe 30, Rama: Vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

From SCAN TV

Rruga për BE, mbyllen 3 kapituj të negociatave, mbeten edhe 30, Rama:

Shqipëria mbylli sot 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Në përfundim të konferencës së 9-të ndërqeveritare, në një komunikim të përbashkët me mediat me Komisionerene e Zgjerimit dhe perfaqësuesin e Presidencës së radhës së BE, kryeministri Edi Rama tha se mbyllja e 3 kapitujve është " një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate.  

" Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociatorë dhe ky nuk është thjesht një hap, po një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit. E sërishmja është më e rëndësishme, sepse thekson një mesazh mjaft të fuqishëm: Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon.

Proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja anët. Është jashtëzakonisht shumë inkurajuese, super e rëndë. Faleminderit, Marta, që ke qenë koherente e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengave dhe ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon",- tha Rama.

Live TV

Latest news
All news

Most visited