Mbi 666 mln lekë investime për sinjalistikën e sigurinë rrugore - ARRSH hap 4 tendera në katër rajonet e vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur katër tendera me një fond limit total rreth 666,4 milionë lekë, për përmirësimin e sinjalistikës dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset kombëtare të rajonit Verior, Qendër-Perëndim, Jugor dhe Qendër-Lindje.
Ndërhyrjet do të përfshijnë sinjalistikën horizontale, zëvendësimin e tabelave rrugore të dëmtuara, vendosjen e barrierave mbrojtëse, riparimin e parmakëve metalikë, elementëve reflektues, ndriçimin e kryqëzimeve problematike, si edhe riparimin e fugave të urave në një sërë segmentesh të rrjetit rrugor kombëtar. Objektivi kryesor i projektit është rritja e sigurisë rrugore, përmirësimi i orientimit të drejtuesve të mjeteve dhe ulja e numrit të aksidenteve.
Në Rajonin Verior, ku fondi limit arrin në afro 187.4 milionë lekë, një nga projektet kryesore është ndërhyrja në Bypass-in e Shkodrës. Edhe pse infrastruktura rrugore konsiderohet në gjendje shumë të mirë, ARRSH vlerëson se sinjalistika horizontale është amortizuar, ndërsa një pjesë e tabelave rrugore kanë humbur reflektueshmërinë dhe funksionalitetin. Projekti parashikon rifreskimin e vijëzimeve, zëvendësimin e tabelave të dëmtuara, riparimin e barrierave metalike dhe kontrollin e sistemit të ndriçimit.
Ndërsa në Rajonin Qendër-Perëndim, ku është parashikuar fondi më i madh prej 191.6 milionë lekësh, ndërhyrjet do të shtrihen në disa nga akset më të rëndësishme të vendit. Punime do të kryhen në segmentet Plepa–Ish Euro Drini–Bishti i Zhurit; Bishti i Zhurit–Elbasan; Tiranë–Elbasan dhe Çermë–Divjakë. Projekti përfshin gjithashtu riparimin e fugave të urave në mbikalimet e Shkozetit dhe Plepave, në autostradën Tiranë–Elbasan, si edhe në akset Plepa–Bishti i Zhurit dhe Bishti i Zhurit–Bradashesh. Në këtë rajon janë planifikuar edhe barriera antizhurmë përgjatë segmentit Plepa–Golem dhe në zonën e Mulletit në autostradën Tiranë–Elbasan.
Për Rajonin Jugor, ARRSH ka parashikuar një fond limit prej 187.4 milionë lekësh. Ndërhyrjet do të përqendrohen në autostradën Mbrostar–Levan, si edhe në aksin Mallakastër–Tepelenë–Dogana Kakavijë, ku do të përmirësohet sinjalistika horizontale dhe vertikale, do të ndriçohen kryqëzimet me rrezikshmëri të lartë dhe do të riparohen fugat e urave përgjatë segmentit Vlorë–Levan.
Nga ana tjetër, në Rajonin Qendër-Lindje, ku fondi limit arrin në afro 100 milionë lekë, punimet do të zhvillohen në segmentet Urakë–Golik i Poshtëm, Unaza Librazhd–Zgosht, Drizë–Kanioni i Holtës, Podgorie–Liqenas, Libonik–Maliq dhe në kryqëzimin Gështenjas në aksin Pogradec–Korçë.
SHBA rimburson 81 mld USD nga tarifat e Trump - Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme, presidenti njofton tarifa të reja
Qeveria amerikane ka kthyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifa që kishte mbledhur përpara se Gjykata e Lartë t’i shpallte ato të paligjshme, sipas......
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave - Sot, konferenca e IX ndërqeveritare në Bruksel
Negociatat me Bashkimin Europian kanë hyrë në një fazë të re për Shqipërinë. Në Bruksel do të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga humbet pikë
Dollari amerikan e ka vijuar edhe këtë të martë trendin e tij pozitiv duke regjistruar sërish rritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas teksa është......
Shkolla e mesme, pa garanci për punë/ Më shumë të papunë afatgjatë me gjimnaz se ato me arsim 8/9 vjeçar
Numri i të papunëve afatgjatë u ul gjatë vitit 2025, por të dhënat tregojnë se përmirësimi nuk është shpërndarë njësoj mes grupmoshave, gjinive dhe niveleve......
Tregu i kapitaleve me “rregulla të reja loje” - Poshnjari: Emetuesit e titujve do të kenë detyrime të reja për publikimin e informacionit
Me projektligjin e ri për transparencën e titujve qeveritarë, emetuesit e këtyre titujve, ose shoqëritë e listuara në tregun e rregulluar, janë të detyruar......
Punonjësit paguan 939 milionë euro për pensione/ 6-mujori 2026, rritje me 92 milionë euro. Cilat janë arsyet?
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 93.9 miliardë lekë apo rreth 939 milionë euro në gjysmën e parë të vitit nga detyrimet që kanë paguar punonjësit në sektorin,......
BE, 25% e energjisë u prodhua nga dielli - Në qershor kryesuan Gjermania, Spanja dhe Polonia
Energjia diellore gjeneroi një rekord prej 52 TWh të energjisë elektrike në BE në qershor 2026, duke përbërë 25 përqind të prodhimit mujor për bllokun. Kjo......
Bizneset kërkojnë ulje të kostove të energjisë - CBI dhe Energy UK, thirrje qeverisë së re të heqë disa tarifa, ul faturat me 20%
Organizatat kryesore të biznesit dhe sektorit energjetik në Britaninë e Madhe i kanë bërë thirrje qeverisë së re të ndërmarrë masa urgjente për uljen e......

