Shqipëria Postuar më 26 Qershor 2026, 12:48

Shtyhen me 10 ditë aplikimet për skemat në bujqësi - Salla: Interesi është rritur ditët e fundit. Bashkëpunim me Kosovën për në tregun e BE

Nga Elisabeta Dosku

Shtyhen me 10 ditë aplikimet për skemat në bujqësi - Salla:

Ndërsa sot ka qenë afati i fundi për aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skemat kombëtare në bujqësi për vitin 2026, Ministri i Bujqësisë, Andi Salla njoftoi shtyrjen me 10 ditë të tjera.  Sipas Sallës, deri më tani janë afro 40 mijë aplikime.

Ministri iu përgjigj edhe pyetjes së SCAN TV, mbi arsyet e rënies së prodhimit bujqësor, kryesisht për drithërat, ullinjtë dhe

“Shtyhen me 10 ditë aplikimet për skemat kombëtare në bujqësi. Për fermerët që s’kanë pasur kohë të aplikojnë. Kemi vënë re rritje të interesit, ditët e fundit”, tha Salla.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e Kosovës, Ministrat bënë me dije dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e transferimit të teknologjive dhe inovacionit në bujqësi si dhe marketimit të produkteve. Objektivi është konkurrenca e përbashkët në tregun europian.

“Bashkëpunimi ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe fuqizimin e tyre në tregun evropian si dhe forcimin e kapaciteteve profesionale”, u shpreh Salla.

“Partnerja jonë kryesore tregtare është Shqipëria dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Objektivi jonë është një treg i integruar agroushqimor në tregun e BE dhe të jemi komplementar dhe objektivi jonë tjetër është të prodhojmë me cilësi," tha Armend Muja, Ministër i Bujqësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë u pyet edhe mbi projektligjin për shitjen e tokave bujqësore për të huajt duke thënë se endë nuk është konkluduar si dhe mbi negociatat për çeljen e fondeve të IPRD, ku theksoi se shenjat janë pozitive.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat