Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 10:28

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë të premte teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me 83.1 lekë në raport me dje.

Monedha europiane vijon edhe këtë fundjavë të mos shënojë lëvizje të konsiderueshme të kuotës pasi krahasuar me ditën që lamë pas është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 94.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq e mbyll këtë javë negativisht duke humbur pikë krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 101.8 lekë dhe është shitur me 102.8 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik e mbyll këtë periudhë pozitivisht me një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e enjte teksa është blerë sot me 108.3 lekë dhe është shitur me 109.4 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat