Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2026, 10:55

Tregu i fitnesit drejt mbingopjes - Tërpo: Konkurrenca është shumë e lartë

Nga Fabjona Pasho

Tregu i fitnesit drejt mbingopjes - Tërpo: Konkurrenca është

Në çdo zonë të kryeqytetit, palestrat janë bërë pjesë e zakonshme e peizazhit urban.

Nga qendrat e mëdha të fitnesit, te studiot e vogla në lagje, ofertat për aktivitet fizik janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Por, ndërsa interesi për trupin, shëndetin dhe stilin aktiv të jetesës është rritur, vetë tregu duket se po përballet me një pikë kthese.

Donald Tërpo, pronari i një prej palestrave në kryeqytet thotë se konkurrenca është bërë shumë e fortë dhe se sektori po shkon drejt mbingopjes.

Tërpo tregon gjithashtu që kostot për të mbajtur një palestër janë tepër të larta.

Instruktori tregon se palestrat diferencohen nga njëra-tjetra për shkak të vendodhjes, pajisjeve të ofruara, kushteve infrastrukturore dhe profesionalizmit të stafit.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat