Euro “godet” tekstilet, karburantet rrisin importet/ Eksportet u rritën vetëm 2.8%, zgjerohet sërish deficiti tregtar

Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin maj, por me ritme të moderuara, ndërsa importet u zgjeruan më shpejt, duke thelluar sërish deficitin tregtar. Pas shifrave të përgjithshme fshihen dy zhvillime të kundërta, dobësimi i vazhdueshëm i sektorit të tekstileve dhe këpucëve, ndërsa importet e lëndëve djegëse po shtohen nën ndikimin e tensioneve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në maj 2026 eksportet arritën në 32.7 miliardë lekë, me një rritje prej 2.8% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa importet u rritën me 4.1%, duke arritur në 80.9 miliardë lekë. Si rezultat, deficiti tregtar u zgjerua në 48.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5.1% në terma vjetorë.
Kontributin më të madh pozitiv në eksporte e dhanë ushqimet, pijet dhe duhani, si edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, duke kompensuar pjesërisht dobësinë e sektorëve tradicionalë. Në të kundërt, tekstilet dhe këpucët dhanë ndikimin më të madh negativ, me -4.3 pikë përqindje, duke konfirmuar vështirësitë që po kalon industria fason.
Forcimi i lekut ndaj euros vijon të ushtrojë presion mbi eksportuesit, veçanërisht mbi industrinë fason, e cila realizon pjesën më të madhe të kontratave në euro. Kursi i ulët i këmbimit ka reduktuar të ardhurat në lekë dhe ka dobësuar konkurrueshmërinë e prodhuesve shqiptarë në tregjet europiane.
Nga ana tjetër, në importe ndikimin më të madh e dha grupi "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike", me një kontribut pozitiv prej 3.2 pikë përqindje në rritjen vjetore të importeve. Zhvillimi vjen në një periudhë kur tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë në tregjet globale të energjisë kanë mbajtur të larta kostot dhe çmimet e furnizimit me karburante.
Në aspektin e tregjeve partnere, eksportet shqiptare u rritën drejt Kosovës dhe Greqisë, ndërsa ranë drejt Italisë dhe Gjermanisë. Nga ana tjetër, importet u zgjeruan kryesisht nga Italia dhe Kina, ndërsa u tkurrën nga Gjermania dhe Spanja, duke treguar një orientim më të madh të furnizimeve drejt Italisë dhe tregjeve aziatike.
Fundjavat, kufizime për mjetet e rënda gjatë verës/ 19 qershor-15 shtator, ndalohet qarkullimi në akset turistike
Nga data 19 qershor deri më 15 shtator, mjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 7.5 ton nuk do të lejohen të qarkullojnë në disa fasha orare......
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve: Nafta 176 lekë dhe benzina 166 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke ulur më tej çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas vendimit të marrë në......
Rikonstruksion rrjeti energjetik në Elbasan e Cërrik - OSSH hap garën, synohet modernizimi i infrastrukturës
Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Elbasan ka shpallur dy tendera për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë......
“BE-së i duhet Ballkani Perëndimor” - Rama: Transformim i thellë, Shqipëria synon anëtarësimin brenda dekadës
Bashkimit Europian i duhet Ballkani Perëndimor. Është kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Rama në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një......
Buxheti i shtetit, 340.5 mld lekë në 5 muaj - Kryesojnë TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat personale
Gjatë periudhës 5-mujore të këtij viti buxheti I shtetit ka arkëtuar rreth 340.5 miliardë lekë, me realizim 105.3 % të planit të periudhës. Ndërkohë,......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një zbritje të konsiderueshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi një ditë parë teksa është blerë sot me 81......
SpaceX kalon Amazon - Bëhet kompania e pestë më e vlefshme në botë
SpaceX i Elon Musk ka tejkaluar Amazon si kompania e pestë më e vlefshme në botë, vetëm disa ditë pas debutimit të saj në bursë. Ky moment historik erdhi......
Marrëveshja me Iranin, fond 300 mld dollarë - Reuters zbulon detaje nga Fondi i Rindërtimit dhe Zhvillimit
Një fond privat prej 300 miliardë dollarësh i projektuar për të nxitur investime në Iran është përcaktuar në marrëveshjen kornizë SHBA-Iran dhe më shumë se......



