ERE “fikson” çmimet e energjisë për bizneset – Vendimi: Deri në dhjetor klientët në 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë 18.26 lekë/kwh

Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV nuk do të ndryshojnë deri në dhjetor të këtij viti.
Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar se për periudhën gusht – dhjetor kjo kategori klientësh, që aktualisht furnizohen nga OSHEE, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit të tarifohet me 18.26 lekë/kwh, ndërsa shkak për mos ndryshimin deri në fund të vitit është marrëveshja mes Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Korprporatës Elektorenergetike Shqiptare për sigurimin e energjisë me 12 lekë/kwh.
Ndërkaq, sa i takon bizneseve të lidhur në tensionin 35 KV, çmimi do të vijojë të caktohet çdo muaj për shkak të ndikimit nga kursi i euros. Ndërkohë që, për muajin gusht kjo kategori do të faturohet me 31.29 lekë/kwh.
Ky çmim është thuajse i njëjtë, me atë të muajit korrik, duke qenë se muajin paraardhës, u faturuan me 31.2 lekë/ kwh.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.