Emergjencat, Shqipëria do shpenzojë 750 milionë dollarë – Ndryshon “hierarkia” e fatkeqësive madhore, në plan të parë rreziku teknologjik!

Ndërsa hierarkia e rreziqeve nga fatkeqësItë madhore ka ndryshuar tërësisht, me ngjitjen në krye të listës së riskut teknologjik, Shqipëria pritet të shpenzojë rreth 750 milionë dollarë për mbrojtjen prej tyre në shtatë vitet e ardhëshme. Këshilli i Ministrave ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030, ku përcaktohen edhe drejtimet kryesore ku do investojë shtetti shqiptar për mbrojtjen e parandalimin prej tyre.
Tradicionalisht fatkeqësitë madhore nga të cilat rrezikohej popullata shqiptare kanë qenë 7, Përmbytjet; Tërmetet; Zjarret në pyje; Rrëshqitjet e tokës; Bllokimet nga reshjet e dendura të dëborës dhe ortekët; Epidemitë; dhe Shpërthimet e digave. Por në strategjinë e fundit vëmendjen kryesore e ka marrë rreziku teknologjik, prania e shtuar te të cilit duket se do të ccojë në shpenzime vështirësisht të përballueshme nga buxheti në vitet e ardhëshme.
Sipas Stategjisë së hartuar nga Qeveria, Shqipërisë do t’i duhet të shpenzojë rreth 750 milionë dollarë në 7 vitet e ardhëshme në programet për zvogëlimin e riesqeve nga faktekqësitë madhore. Shuma totale parashikohet të shpërndahet në një gamë shuëm të gjerë projektesh, prioriteti i të cilëve është menaxhimi i risqeve ekzistuese dhe parandalimi i risqeve të reja.
Problemi është te kostot shumë ta larta financiare që sjell me vete kjo strategji. Në strategji theksohet se Menaxhimi i Riskut nga Fatkeqësitë është një fushë jashtëzakonisht komplekse dhe ka një efekt shumë-sektorial në pothuajse të gjitha aspektet e jetës dhe zhvillimit. Ai përfshin politika të ndryshme që duhet të veprojnë në sinergji për të përmirësuar aktivitetet e parandalimit, përgjigjes dhe rimëkëmbjes.
Qeveria arrin të parashikojë vetëm rreth 100 milionë dollarë nga buxheti për zbatimin e saj, ndërkohë që boshllëku financiar është reth 650 milionë dollarë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.