Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri
Pas përmbylljes së ankandit, është firmosur marrëveshja me kompaninë austriake Verbund AG për ndërtimin e parkut të parë eolik. Lajmi është bërë i ditur nga zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku në një postim në rrjetet sociale.
Së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.