Forcohet sërish Franga zvicerane ndërsa Paundi britanik humbet pikë!
Paundi britanik ka regjistruar sërish rënie të kuotës këtë mëngjes pasi blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e djeshme.
Dollari amerikan blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 114.8 lekë duke mos shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e hënë.
Edhe monedha europiane blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë duke ruajtur kështu të njëjtat vlera sikurse edhe dje.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 119.7 lekë duke pasur kështu një rritje të vlerës krahasuar më një ditë më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.