Gara për rikonceptimin e stadiumeve – Projekt-ide për Durrësin, Korçën dhe Vlorën
Në Agjencinë e Prokurimit Publik, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur tre tendera për konkurs të projektimit për tre komplekse sportive në stadiumin e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.
Mesa duket, rikonceptimi i stadiumit “Air Albania”, do të shtrihet edhe më gjerë, duke nisur nga tre qytetet e sipërpërmendur.
Të ndarë në tre lote, ku të cilët janë për rikonceptimin e stadiumeve dhe një ridimensionim të gjithë zonës përrreth do t’i sjellë një tjëtër qasje jo vetëm stadiumeve por edhe infrastrukturës .
Në dokumentacionet shoqërues, stadiumet në të tre qytetet thuhet se janë unike referuar dhe vendodhjes së tyre qëndrore.
Rindërtimi i stadiumeve të favorizuar nga pozicionimi do të shërbejnë dhe për krijimin e qëndrave të reja tregtare, veprimtari kulturore etj.
Ndërkohë ky është dhe qëllimi kryesor i këtij konkursi, ku sipas AKPT-së të propozohen ide të reja për rivitalizimin e komplekseve të stadiumeve dhe zonës përreth në Durrës, Korçë dhe Vlorë. Gjithashtu pjesë e ideve duhet të jenë dhe programet kulturore dhe edukative.
Stadiumet e reja të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë do të kenë kapacitet për 10 mijë spektatorë dhe bazuar në rregulloret e UEFA për stadiume të kategorisë 3.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.